Rreth Portalit

Ky portal është përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe me kontributin vecante te personelit të Adminsitratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura te Tiranes, Fierit dhe Vlores, ndersa mbeshtetja financiare dhe zbatimi jane mudnesuar prej Programit te Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) nepermjet projektit “Rritja e Qëndrueshmërisë Financiare të Sistemit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”. AKZM është agjencia kryesore kombetare, pergjegjese per menaxhimin e ZM-ve, e themeluar në vitin 2015 përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave 102, datë 4.2.2015 si një ent public me buxhet shteteror, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM), dhe që nga ajo kohë, eshte dëshmuar një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e përgjithshëm të sistemit të ZM-ve, i cili aktualisht mbulon deri në 17.56% të territorit të Shqipërisë.

Ky projekt është pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm dhe mjaft të vlefshëm që PNUD ndërton me MTM dhe AKZM, ndërkohe qe kontribuon në sigurimin e burimeve financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata për ZM-te, alokomin e duhur te fondeve dhe të të ardhurave, duke siguruar që ZM-të menaxhohen në mënyrë efektive dhe efikase kundrejt objektivave te ruajtjes se biodiversitetit. Qëllimi i projektit eshte zvogëlimi i boshllëqeve ekzistuese të financimit të sistemit të ZM-ve dhe përmirësimi i efikasitetit të menaxhimit & kostos së disa ZM-ve pilote; Ndaj, shtyllat kryesore të projektit trajtojne ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit financiar të AKZM-se dhe prezantimin e instrumenteve të ndryshëm të financimit në tre Parqe Kombëtare pilot (PK); Disa nga aktivitetet më të rëndësishme të ndërmarra janë forcimi i mjeteve planifikuese të AKZM-së, zhvillimi i një kornize kombëtare të planifikimit për sistemin e PA-ve dhe zbatimi i disa mekanizmave financiarë që përmirësojnë të ardhurat në tre Parqe Kombëtare pilot (Dajti, Divjake - Karavasta dhe Kompleksi Llogara-Karaburun)


© 2021 Parqet kombetare

Te Drejtat Te Rezervuara