Trashegimia Kulturore

Vlerat Historike

GJIRI I GRAMËS

Gjiri I Gramës gjendet në pjesën jug-perëndimore të gadishullit të Karaburunit. Është një destinacion I rëndësishëm turistik sepse mbart vlera të larta natyrore dhe kulturore. Në shkëmbinjtë përreth gjirit të Gramës gjenden shkrime të lashta greke dhe latine të cilat datojnë rreth 2000 vjet më parë. Gjithashtu pjesa ujore e gjirit është pjesë e Parkut Kombëtar Detar të Karaburun-Sazanit.


SHPELLA E HAXHI ALIUT

Shpella e Haxhi Alisë gjendet në veri të gadishullit të Karaburunit dhe është një vend shumë interesant nga pikëpamja historike dhe kulturore meqenëse është vendi I legjendave të shumta me piratë. Gjithashtu shpella është e rëndësishme nga ana natyrore sepse shërben si habitat për lakuriqët e natës.


© 2021 Parku Kombetar Detar Karaburun-Sazan

Te Drejtat Te Rezervuara