Trashegimia Kulturore

Vlerat historike dhe kulturore

Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.
Sipas Virgjilit, Butrinti u themelua nga Enea. respondence te gjate te tij me Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe ka sherbyer vazhdi-mishtsi strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti përmendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizimeve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Korfuzit. Kushtet e mira gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te Butrintit ne shekujt e pare te e. s. Per here te pare Butrinti preu monedha bronzi ne kohen e Augustit, ku ne njeren prej tyre paraqitet perandori ne njeren ane e ne faqen tjeter nje ujesjelles.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës.


© 2022 Parku Kombetar Butrint

Te Drejtat Te Rezervuara