Rreth Parkut

Parku Kombetar Detar Karaburun-Sazan

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, parku i parë dhe i vetëm detar në Shqipëri, mbulon zonën detare përgjatë vijës bregdetare të gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit dhe shtrihet në Qarkun e Vlorës. Parku është shpallur si i tillë me 28 Prill 2010 me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12, 428 ha që shtrihet përgjatë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit në një distancë 1 (një) milje nga bregu. Vetë gadishulli i Karaburunit ka statusin Rezervë Natyrore e Menaxhuar ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake. Parku ka një biodiversitet të pasur në habitate dhe specie ku përfshien; livadhet e Posidonias, pyjet e Cystoseiras, foka e Mesdheut Monachus monachus, breshka e detit Caretta caretta, delfini i zakonshëm Delphinus delphis etj..


© 2021 Parku Kombetar Detar Karaburun-Sazan

Te Drejtat Te Rezervuara