Rreth Parkut

Rezervat Natyror i Menaxhuar Rrezoma

Vendi: Shqipëri
Qarku: Vlorë
Nën Prefektura: Sarandë
Bashkia: Delvine, njesia administrative Vergo
Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Delvinës.
Rrëzoma është shpallur Rezervati Natyror i Menaxhuar me VKM nr. 102 datë 15.01.1996. Ka një sipërfaqe prej 1.400 ha. Lartesia minimale 266 m mbi nivelin e detit dhe lartesia maksimale me malin e Makrigimit 1601.3 m.
Gjithë territori përfaqëson një kombinim luginash, shpatesh e majash të larta. Karakterizohet nga një biodiversitet i lartë habitatesh e llojesh ku veçohet një numër i konsiderueshëm të bimëve aromatiko-mjekësore.Zona përfaqëson pjesë të rrugëve të migrimit për shpendët rrëmbenjës. Tendenca e faunes në rajon është fshehja në thellësi dhe spostimi drejt zonave të larta, larg qendrave të banuara. Këtu numërohen rreth 48 specie.

Në territorin e RNM Rrëzomë ndodhen 2 monumente natyre Pylli i Bushecit rreth 160 ha dhe Mëllëza e Rrëzomës rreth 50 ha.

Mëllëza e Rrëzomës

Gjëndet pranë fshatit Rëzomë të rrethit të Delvinës, 1200 m mbi nivelin e detit, pjesë e RNM “Rrëzoma”. Përbëjnë një shoqërim bimor me sipërfaqe 50 ha në gjendje klimaksi, në të cilën dominon druri i mëllezës (Ostria carpinifolia) me moshë 90 vjecare. Drurët kanë lartësi deri 10 m e trashësi trungu 40 cm. Ruhet relativisht mirë. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, ekonomike e turistike. Vizitohet duke ndjekur intinerarin: qyteti i Delvinës - fshati Rëzomë

Pylli i Bushecit

Ndodhet në afërsi të fshatit Bushec në lartësine 600 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe rreth 160 ha. Përbën një pyll dushqesh, gështenje, shkoze, mëllëze, frasheri etj, me moshë 60 vjecare, me kurorë të vecantë (ombrelle), me lartësi 15 m dhe diameter të trungut mbi 30 cm. Ka vlera shkencore, biologjike dhe ekologjike, kulturore, didaktike dhe turistike.


© 2023 Rezervat Natyror i Menaxhuar Rrezoma

Te Drejtat Te Rezervuara