Projekti VjoSusDev 2022-2026 – Përmbledhje e përditësimeve

                                                                                      Shkurt mbi Projektin VjoSusDev 2022-2026

 

Universiteti i Tiranës po drejton projektin APPEAR VjoSusDev (2022-2026), i fokusuar në vlerësimin mjedisor të peizazhit lumor të Vjosës si bazë për menaxhimin gjithëpërfshirës të ujërave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës. Ai synon një studim shkencor gjithëpërfshirës, ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional afatgjatë midis tre universiteteve shqiptare: Fakultetit të Shkencave të Natyrës (Departamentet e Biologjisë dhe Kimisë), Universitetit të Tiranës (UT); Fakultetit të Gjeologjisë, Universitetit Politeknik (UPT); dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT); dhe tre universiteteve austriake: Universiteti i Vjenës; Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës – BOKU, Vjenë; Universiteti i Innsbruck-ut. Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në kuadër të programit APPEAR (Programi Austriak i Partneritetit në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin për Zhvillim) dhe ndiqet nga Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OEAD).

Studimi përqendrohet në vlerësimin e lidhjeve hidrodinamike (sedimente, hidrogjeologji, përmbytje, erozion, etj.), biodiversitetin e lumenjve (algat, florën dhe bimësinë lumore), cilësinë e ujërave (fiziko-kimi, lëndët ushqyese – azotin dhe fosforin, metalet e rënda, ndotësit organikë, PAH, PCB dhe OCP, dhe mikrobiologji, koliformët etj.). Disa aktivitete u mbështetën pjesërisht edhe në sinergji me projektin ESPID4VJOSA (2022-2024), i zbatuar nga konsorciumi Euronature/Ecoalbania dhe të mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA).

 

 

                                                                                                           

Synimet e Projektit

─ Program kërkimor gjithëpërfshirës, ​​i orientuar drejt pellgut ujëmbledhës, si bazë për një vlerësim të thelluar të mundësive të menaxhimit, në frymën e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

─ Të ofrojë udhëzime të mbështetura në prova shkencore drejt menaxhimit gjithëpërfshirës të burimeve ujore cilësore për të siguruar përdorimin afatgjatë të tyre.

─ Forcimi një qasje ndërdisiplinore të ndërsjellë mes gjithë institucioneve kërkimore të përfshira.

Grupet Kryesore të Punës, WP-të dhe Segmentet Lumore në Studim

Për Projektin veprojnë 4 grupe kërkimore ndërsektoriale (Paketa Pune, WP) që punojnë në një qasje ndërdisiplinore dhe të ndërsjellët: WP 1: Monitorimi dhe kuptimi i regjimit fizik themelor që qeveris peizazhin lumor të Vjosës; WP 2: Ruajtja e aftësisë së peizazhit lumor të Vjosës për të mbështetur biodiversitetin; WP 3: Përmasat e ekosistemit për të siguruar ujëra të pastra, si shërbim kyç i ekosistemit lumor; WP 4: Ndërveprimet e shkencë-shoqëri për zhvillimin e qëndrueshëm.

Për këtë po kryhen vlerësime të rregullta në 10 segmente lumore (për hidrodinamikën dhe biodiversitetin lumor) (Fig. 1). Për cilësinë e ujërave janë zgjedhur deri në 23 (Fig. 2); në 13 stacione po kryhen vlerësimeve të rregullta çdo 2 muaj deri në çdo muaj nga kimistët dhe mikrobiologët. Stacionet përfaqësojnë habitate lumore jo vetëm të lumit Vjosë, por edhe të degëve të tij, Drino, Shushicë, Bënçë, Kardhiq, Zagori, Langaricë dhe Sarandaporo.                                        

 

Langarica dhe Sarandapor

 

Figura 1. Harta e segmenteve lumore nën studim sipas Projektit VjoSusDev. Vjosa 1, segmenti gjarpërues (Mifol, rkm 19-29, gjatësi 10 km); Vjosa 2, (rrjedha sipër bashkimit me Shushicën, rkm 41-50; 9 km); Vjosa 3, rrjedha e mesme (Poçem-Kalivaç, rkm 68-78; 10 km); Vjosa 4, rrjedha e mesme (Tepelenë); Vjosa 5, rrjedha e sipërme (rrjedha poshtë Këlcyrës, rkm 118-124; 6 km); Vjosa 6, rrjedha e sipërme (rrjedha sipër Përmetit, rkm 131-150; 19 km); Sarandoporos 7, rrjedha para bashkimit me Vjosën (rkm 0-9; 9 km); Shushica 8, rrjedha e mesme (Gjorm, rkm 30, 4 km); Drino 9, rrjedha  e mesme (Andon Poçi, rkm 21-34; 13 km); Bença 10, rrjedha e mesme (Akuedukti, rkm 5-14; 9 km); rkm, kilometra lumë.

 

Ky studim është në vazhdim të punës së nisur vite më parë (2014) me shumë prej  ekspertëve nga të njëjtat institucione, për të mbrojtur lumin Vjosë nga digat, por këtë herë më qasje më të rregullt dhe më të shtrirë në kohë dhe hapësirë. Kjo ishte një fushatë ndërkombëtare afatgjatë e drejtuar nga OJF-të, si EuroNatur (Gjermani), Riverwatch (Austri) dhe Ecoalbania si pjesë e nismës Save the Blue Heart of Europe (Shpëtoni Zemrën Blu të Evropës) (https://www.balkanrivers.net/en), e cila synon të mbrojë lumenjtë me rrjedhë të lirë në Ballkan. Më 13 mars 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën dhe degët e saj (Drino, Bënçë dhe Shushicë) si Park Kombëtar të Lumit të Egër (Kategoria II sipas IUCN dhe ligjit shqiptar) (VKM 155/2023). Ka rreth 12,727 ha, duke përfshirë të gjithë hapësirën ujore, peizazhore lumore (mbi 400 km rrjedhë lumore gjithsej) (https://www.vjosanationalpark.al/). Ky është një status që ndalon përgjithmonë projektet e digave dhe zhvillimin brenda kufijve të tij, duke  mbrojtur të gjithë ekosistemin, përfshirë degët dhe hapësirën përmbytëse, duke u bërë kontribut kyç në Marrëveshjen e Gjelbër të BE dhe në Strategjinë e Biodiversitetit.

 

 

Figura 2. Harta me 23 stacione (WP3) për cilësinë e ujërave.  Site_01_MIF, Lumi Vjosë, Ura e Mifolit; Site_02_VSC, Lumi Vjosë sipër bashkimit me Shushicën (Mesarak); Site_03_POC, Lumi Vjosë, Ura e Poçemit; Site_04_KAL, Lumi Vjosë në Kalivaç; Site_05_MEM, lumi Vjosë, poshtë Memaliaj në bashkimin me Luftinjën; Site_06_DRA, Lumi Vjosë, sipër bashkimit me Drinon, pranë Dragotit; Site_07_ARO, Lumi Vjosë në Hotel Aroma, poshtë Përmetit; Site_08_ALT, Lumi Vjosë te Albturist, sipër Përmetit; Site_09_VJO, Lumi Vjosë, pas bashkimit me Sarandoporos; Site_10_AOS, Lumi Vjosa/Aoos sa hyn në Shqipëri, para bashkimit me Sarandoporos; Site_11_SAR, Lumi Sarandoporos, poshtë postës kufitare Tre Urat; Site_12_SHU, Lumi i Shushicës, përpara bashkimit me Vjosën (Picar); Site_13_GJO, Lumi Shushicë, poshtë fshatit Gjorm; Site_14_BEN, Lumi Bënçë, tek Ura e Ujësjellësit të Ali Pashës (Akuedukti); Site_15_DRI, Lumi Drino, përpara bashkimit me Vjosën (Lekli); Site_16_KDQ, Lumi Kardhiq, para bashkimit me Drinon (Andon Poçi); Site_17_GJK, Lumi Drino, sipër bashkimit me Kardhiqin (Andon Poçi); Site_18_ZAG, Lumi i Zagorisë, përpara bashkimit me Vjosën; Site_19_LAN, Lumi Langaricë, përpara bashkimit me Vjosën; Site_20_KDQ_up, Lumi Kardhiq, pjesa e sipërme (Plesat); Site_21_Kroi-Bratit, Çajup, Kroi i Bratit; Site_22_ZAG-up, Lumi i Zagorisë, tek Ujëvara e Doshnicës, Zhej; Site_23_DRI-GJIR, Lumi Drino, në Gjirokastër (poshtë Urës së Qytetit).

 

Ky studim është në vazhdim të punës së nisur vite më parë (2014) me shumë prej  ekspertëve nga të njëjtat institucione, për të mbrojtur lumin Vjosë nga digat, por këtë herë më qasje më të rregullt dhe më të shtrirë në kohë dhe hapësirë. Kjo ishte një fushatë ndërkombëtare afatgjatë e drejtuar nga OJF-të, si EuroNatur (Gjermani), Riverwatch (Austri) dhe Ecoalbania si pjesë e nismës Save the Blue Heart of Europe (Shpëtoni Zemrën Blu të Evropës) (https://www.balkanrivers.net/en), e cila synon të mbrojë lumenjtë me rrjedhë të lirë në Ballkan. Më 13 mars 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën dhe degët e saj (Drino, Bënçë dhe Shushicë) si Park Kombëtar të Lumit të Egër (Kategoria II sipas IUCN dhe ligjit shqiptar) (VKM 155/2023). Ka rreth 12,727 ha, duke përfshirë të gjithë hapësirën ujore, peizazhore lumore (mbi 400 km rrjedhë lumore gjithsej) (https://www.vjosanationalpark.al/). Ky është një status që ndalon përgjithmonë projektet e digave dhe zhvillimin brenda kufijve të tij, duke  mbrojtur të gjithë ekosistemin, përfshirë degët dhe hapësirën përmbytëse, duke u bërë kontribut kyç në Marrëveshjen e Gjelbër të BE dhe në Strategjinë e Biodiversitetit.

Më 25 shtator 2020 u ngrit në Tepelenë, në brigjet e Vjosës Qendra Kërkimore e Vjosës ‘Fritz Schiemer’ (VRC) (Fig. 3sipër), si nismë e përbashkët e profesorëve të Departamentit të Biologjisë të UT dhe ekspertëve të grupit të punës në Shqipëri të fushatës ‘Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës’. Aktualisht është nën kujdesin e Qendrës Ecoalbania  (https://ecoalbania.org/vjosa-research-centre/). Prej vitesh ajo ofron në terren mjedise pune dhe strehim për studentë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe nga jashtë. Ekspertët këshillojnë që VRC dhe Emri i saj të mund të përfshihen në Qendrën e ardhshme Shumëfunksionale të Vjosës që planifikohet të ngrihet në Tepelenë nga Qeveria Shqiptare.

 

Figura 3. Gjatë një vizite kërkimore në Vjosë – 19-24 shtator 2022: sipër, takim pune në Qendrën Kërkimore të Vjosës ‘Fritz Schiemer’, Tepelenë; poshtë, mbledhje mostrash në Vjosë.

 

                                                                                                           

Veprimtari të VjoSusDev

 

Nga secili grup pune (WP) ekspertë dhe studentë janë kryer dalje të rregullta njëjavore në Vjosë gjatë periudhës 2022-2025, në stinën e lagësht (pranverë) dhe atë të thatë (fund vere); kimistët dhe mikrobiologët kanë shkuar 4-6 herë në vit; disa vizita janë kryer dhe Deltën e Vjosës, Vlorë dhe Fier. Shumica e mostrave dhe materialeve të tjera të mbledhura në terren janë në përpunim, në analizë ose ende në proces vëzhgimi në laboratorët përkatës, nga secili grup i veçantë ose në bashkëpunim, qoftë në Shqipëri ose Austri. Mbi 10 studentë shqiptarë masteri kanë mbrojtur diplomën ose janë në proces diplomimi të udhëhequar nga ekspertë shqiptarë ose/dhe austriake; 4 studentë shqiptarë doktorature punojnë në Austri ose Tiranë. Mbi 10 kumtesa/artikuj janë të prezantuar/botuar në konferenca akademike ose/dhe botuar në revista shkencore (p.sh. Karaman, 2023; 2024a,b; 2025; Malicky & Graf, 2024; Martini et al., 2023; Murányi & Kovács, 2023; 2024; Schöffmann et al., 2022; Schwarz & Dobbelsteijn, 2024; Schwingshackl et al., 2024; Shumka et al., 2023; Teufl & Graf, 2024; etj.).

Nga Projekti janë kryer mbi 10 ngjarje informuese ndërgjegjësuese të përbashkëta: përfaqësues të Grupeve kanë prezantuar rezultatet në Tiranë; në Vjosë ose në Vjenë. Ekspertët janë përpjekur që informacioni të jetë sa më i thjeshtë, i qartë dhe i kuptueshëm për institucionet qeveritare, përfaqësuesit vendorë dhe OJF-të në Shqipëri (p.sh. AMBU, NAPA, AKM dhe agjencitë vendore në varësi, EcoAlbania, ekspertët e Planit të Menaxhimit të Pellgut të Lumit Vjosë (PMPLV) dhe Planit të Menaxhimit të PK të Lumit të Egër Vjosë (PMPKLEV), etj.); si dhe për të transferuar gjetjet te vendimmarrja dhe ndërgjegjësimin publik dhe institucional mbi mirëqeverisjen e ujërave; janë kryer rreth 10 shkrime në gazetat shqiptare, intervista televizive, podkaste kushtuar çështjeve të Vjosës dhe projektit VjosSusDev.

 

Figura 4. Grafik i përditësuar mbi biodiversitetin në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë (Të dhëna nga Meulenbroek et al., 2020; të përditësuara nga Miho, -; Bino et al., 2023; dhe Shumka et al., 2018).

 

                                                                         

Përditësime mbi habitatet dhe biodiversitetin në PK të Lumit të Egër Vjosë

 

Deri sot, janë njohur 16 lloje habitatesh në shtratin lumor të Vjosës, në atë me rrjedhje të ulët deri në mesatare; këto janë në gjendje të mirë prej përmbytjeve të herëpashershme: 7 habitate ujore (A1-A7); 3 habitate tokësore brenda kanalit aktiv (AC) mbi sedimente me zhavorr të trashë (B0-B2); 3 habitate tokësore brenda AC mbi sedimente me zhavorr të imët (C0-C2); 2 habitate në ishuj të ngritur brenda AC dhe në shtratin e përmbytjeve (BC3 dhe BC4); dhe 1 habitat degradimi (D). Katër habitate janë në përparësi sipas Shtojcës I të FFH/Natura 2000, klasifikimit të habitateve EUNIS 2004/2012 dhe Listës së Kuqe të BE (Schiemer et al., 2020): Rrypa zhavorri/zgjatime rëre (3220; C3.62; VU); Bimësi fillestare (3250; C3.553; VU); Shkurre bregore mesdhetare (92D0; F9.31; LC). Deri më sot, për lumin Vjosë njihen mbi 1820 lloje (750 bimë dhe 1072 kafshë) (Fig. 4); rreth 40 lloje janë të rrezikuara sipas IUCN, dhe 119 janë në Listën e Kuqe të Shqipërisë (2013). 148 lloje janë të listuara në Shtojcën 1–3 të Konventës së Bernës; 41 lloje në Direktivën e Shpendëve; 78 lloje në Direktivën e Habitateve (Meulenbroek et al., 2020; përditësuar nga Miho, -; Bino et al., 2023; dhe Shumka et al., 2018).

 

 

 

Figura 5. a, Isoperla vjosae (Plecoptera), lloj i ri për shkencën nga ujërat e Poçemit, Lumi Vjosë (Graf et al., 2018); b, Lumi Vjosë është streha e fundit e Prosopistoma pennigerum (Ephemeroptera), insekt i vogël por i veçantë, i konsideruar si i zhdukur; ky lloj është këshilluar si lloj flamur për PK të Lumit të Egër Vjosë nga Schwingshackl et al. (2024).

 

 

Ja disa shembuj tërheqës: Lumi Vjosë dhe degët e paprekura të tij janë streha e fundit e llojeve të invertebrorëve gati të zhdukura, të rralla ose të reja për shkencën (Fig. 5). Insekti Isoperla vjosae (Plecoptera), është i pari lloj i ri për shkencën i gjetur në ujërat e Poçemit, Lumi Vjosë (Graf et al., 2018). Lumi Vjosë është streha e fundit e Prosopistoma pennigerum (Ephemeroptera), insekt i vogël por i veçantë, i konsideruar si i zhdukur; ky lloj është këshilluar si lloj flamur për PK të Lumit të Egër Vjosë nga Schwingshackl et al. (2024). Vlen të përmenden gjithashtu amfipodët (krustace) Niphargus griebleri, N. lepushensis të raportuar si të reja për shkencën nga malazezi Karaman (2023 & 2025, përkatësisht); gjinia e amfipodit Fingerhadzia dhe specia Fingerhadzia zorae janë raportuar gjithashtu si të reja po nga Karaman (2024b); përveç kësaj, një specie tjetër amfipodi, Salentinella angelieri, u përshkrua për herë të parë për Shqipërinë (Karaman 2024a); të gjitha këto ishin nga ujërat nëntokësore (intersticiale) të pjesës së sipërme të lumit Shushicë. Po ashtu janë publikuar gjetjet për dy lloje të tjera të reja: Protonemura eclyisis (Plecoptera) nga lumi Bënçë (Teufl & Graf 2024), dhe Oxyelhira eichelmanni (Trichoptera) në një përrua të pashqetësuar në Tepelenë (Malicky & Graf, 2024). Ende janë në proces përshkrime të tjera llojesh te reja.

 

Ekspertët e secilit grup janë duke përgatitur dorëshkrime me përshkrime të hollësishme mbi gjetjet shkencore dhe diskutime më të thelluara ndërdisiplinore, të cilat do të jenë pjesë e një vëllimi shkencor kushtuar Lumit të Vjosës.

 

Ngjarje lidhur me ndërveprimet shkencë-shoqëri për zhvillim të qëndrueshëm

 

Vlen të përmenden disa fakte në lidhje me ndërveprimet mes shkencës-shoqëri për zhvillimin e qëndrueshëm ku janë përfshirë ekspertë të VjoSusDev: Hartimi i Planit të Menaxhimit të Parku Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë – në mars 2024 u morën në konsideratë të dhënat e VjoSusDev. Pjesëmarrje në takime të Projektit të AMBU & EU4Rivers (qershor, tetor 2024 dhe shkurt 2025), dhe në seminar (tetor 2024). Parku i Vjosës është përzgjedhur si ZM pilot (janar 2025) në Projektin e AKZM & EU4Nature – Përditësimi i Statusit dhe Inventarët e Specieve Kryesore.

 

Deklarata e Shkencëtarëve e përgatitur dhe nënshkruar nga 24 shkencëtarë në janar 2024 për Projektin e marrjes së ujit në lumin Shushicë (Burimi i Lëpushës, Kuç) – Rishikimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), rubrika Furnizimi me Ujë të Pijshëm, brenda Programit të Furnizimit me Ujë (Projekti i Ujësjellësit të Himarës). Provat shkencore dhe kërkesat themelore për një VNM – letër dërguar Ambasadës Gjermane BMZ në Berlin, KfW, WBIF dhe palëve të tjera të interesuara në Shqipëri, më 20 shkurt 2024. Shushica – rreziqet ekologjike të projektit të marrjes së ujit, informacion për avokatin për rastin e burimit të Lëpushës në dhjetor 2024. Raporti i IUCN-së mbi hierarkinë e masave zbutëse për Shushicën, gjatë verës së kaluar – në bashkëpunim me ekspertët e VjoSusDev dhe ekspertë të tjerë, në janar 2025 (Döbbelt-Grüne et al., 2025a&b).

 

Javët Shkencore në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro – Nartë (Prill 2023, Prill 2024, Prill-Maj 2025). Simpoziumi Ndërkombëtar i Deltës së Vjosës – Një ekosistem në tranzicion (Vlorë, tetor 2023). Vëllimi për Deltën e Vjosës, versione të shtypura dhe online – Ceremonia promovuese përkatëse, 23 prill 2025, FNS, UT (Miho et al., 2024; https://fshn.edu.al/Info/delta-vjose).

 

 

                                                                                                   

Disa shqetësime të ekosistemit

 

Erozion i fortë, ndotje urbane, bujqësore dhe derdhje nafte: Turbullirë dhe vlera të larta të TSS në Vjosë dhe veçanërisht në degët e saj; kjo është dëshmi e erozionit të fortë nga zona të zhveshura, mbulesë e pakët bimore (vetëm 22%) dhe pyje. Shfrytëzim i tepruar i brigjeve lumore për ndërtime dhe tokë bujqësore. Përmbajtje e lartë e lëndëve ushqyese (N & P), ndotje organike (PAH, PCB, OCP), dhe lëndë organike, mikro- dhe makroplastika, koliforme, alga nitrofile të gjelbra, cianobaktere (disa edhe helmuese) – Vjosë, Drino (Gjirokastër – Lekël), Kardhiq (Ura), Bënçë (Tepelenë) – përmbajtje e lartë e – ujërave të patrajtuara: urbane, fshatra, bujqësore, blegtorale dhe akuakulturë dhe menaxhim i dobët i mbetjeve të ngurta. Shkarkime nafte e papërpunuar nga infrastruktura e vjetër industriale direkt në Vjosë pranë Poçemit.

Shfrytëzim i madh ujit për ujitje bujqësore është vërejtur veçanërisht në ultësirat e Fierit dhe Gjirokastrës; kjo shkakton në zvagëlimin e prurjes së lumit poshtë me pasoja negative në ekosistemin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, duke kërcënuar integritetin ekologjik dhe biodiversitetin e tij.

Vëzhgime të tjera në zonë – urbanizim jo miqësor: Infrastrukturë urbane dhe turistike në rritje pranë brigjeve dhe hidromonumenteve të tjera; marrje inertesh në shtratin e lumit (Shushicë).

Kërcënime për lumin Shushicë: Projekti i Furnizimit me Ujë të Himarës – Shqetësim i madh nga ekspertët dhe mjedisorët: Mbrojtja e Burimit të Lepushës, në Shushicë.

Delta e Vjosës – pjesë e pandashme e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë/Aoos (PKLEV): Zona e Deltës së Vjosës u injorua në procesin e zonimit të PKB-së së re të Lumit të Egër Vjosa. Gjendja mbrojtëse e ZM-së ekzistuese Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro – Nartë (kategoria V) u reduktua dhe pjesërisht u zbut nga VKM 694/2022 (Fig. 2). Aeroporti i Vlorës u ndërtua brenda zonës së mbrojtur. Ekzistojnë plane zhvillimi për infrastrukturë turistike në zonë, të cilat mbështeten edhe nga ndryshimet e Ligjit ekzistues për ZM-të (Ligji 21/2024).

 

Rekomandime mbi Planin e Menaxhimit të Pellgut të Lumit Vjosë (PMPLV) dhe Planin e Menaxhimit të PK të Lumit të Egër Vjosë (PMPKLEV)

Këshillohet fort gjithëpërfshirje/gërshetim mes Planeve të Menaxhimit: Përcaktimi i Zonave Kritike; Vëzhim i gjithë Pellgut të Vjosës për të Listuar Zonat Kritike; Renditje në përparsi e Ndotesve, Burimeve dhe Shkaqeve.

Ulja e ndotjes nga burimet pikësore (të përqendruara) dhe jo pikësore (të shpërndara): Trajtimi i ujërave të ndotura: me sisteme të centralizuara ose të decentralizuara/të shpërndara për zonat jashtë sistemit të kanalizimeve; Menaxhimi i mbetjeve të ngurta: vende depozitimi të mbetjeve të ngurta urbane; djegia; Detergjentë miqësorë me mjedisin; Mbledhja dhe trajtimi i mbetjeve spitalore; Kontrolli i shkarkimeve të naftës nga infrastruktura e vjetër industriale; Trajtimi i ujërave industriale; etj.

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, ujit, dielli, pyjeve… dhe turizmi i qëndrueshëm: Përdorimi i qëndrueshëm i ujit: Sistemi i kullimit dhe ujitjes; Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm; Uji i ambalazhuar; Ndalimi i marrjes së inerteve në lumenj; Sistem energjetik i qëndrueshëm: HEC-et, energjia diellore; fotovoltaikë të lidhur me rrjetin; Pylltaria: fidanishte pyjore dhe pyllëzime; punë vullnetare; struktura e bagëtive; Turizëm i qëndrueshëm – Turizëm i përgjegjshëm; Ekoturizëm; Turizëm Miqësor me Natyrën; Turizëm familjar; Agroturizëm; Turizëm kulturor dhe i trashëgimisë; Turizëm kulinar; Turizëm ecjeje në natyrë; etj.

Bujqësi e qëndrueshme, blegtori…: Cilësia e të mbjellave, drithërave, perimeve, frutave dhe vreshtave; Bujqësia; Përpunimi; Bujqësia organike, etj.; Agroindustri; Vjelja, kultivimi dhe tregtia e bimëve aromatike-mjekësore; Artizanati; Struktura e blegtorisë; Ndalimi i mbajtjes së dhive; Kredi të buta për: Bujqësi dhe blegtori; Agroindustri; Bimë aromatike-mjekësore; Artizanati; Turizëm familjar; etj.

Menaxhimi i Qëndrueshëm i Peshkimit, Akuakulturës dhe Gjuetisë: Peshkimi dhe Akuakultura; Peshkimi sportiv dhe akuakultura e qëndrueshme; Ruajtja e habitateve të rëndësishme të lumenjve në përputhje me kategorinë e parë të mbrojtjes sipas kritereve të IUCN-së; Përshtatja e legjislacionit të gjuetisë me atë të BE-së; Ndalimi i gjuetisë; etj.

Rasti i Vjosës, një model për bashkëpunimin mes kërkimit dhe menaxhimit

Hapat e mëtejshëm të kërkuar: Ngritja e një ‘bordi monitorimi’ gjithëpërfshirës midis institucioneve qeveritare dhe atyre akademike; Ruajtja dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kërkimor mbi çështjet e menaxhimit të ujërave; Zhvillimi i një programi ndërkombëtar kërkimor për Deltën e Vjosës; Zhvillimi i një ure lidhëse shkencë-politikë.

 

Author: Prof. Dr. Aleko Miho, Projekti VjoSusDev, Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Email: aleko.miho@fshn.edu.al