Trashegimia Kulturore

Vlerat Historike

Qafa e Cezarit
Shtegu I Cezarit eshte krijuar sun je shteg I cili lidhe se bashku Parkun Kombetar Llogora,Parkun Natyror Karaburun dhe Monumentin e Natyres Delta e Perroit te Palases. Ky shteg nderthur ne menyre ideale dimensionin natyror me ate kulturor dhe risjell ne pah nje nga ngjarjet historike me te permendura per periudhen antike, ate te zbarkimit te ushtrise se Cezarit , ne Palase , per te vazhduar me tej drejt Parkut Kombetar te Llogorase dhe mberritur ne qytetin antic te Orikut ku dhe zhvilloi nje nga betejat me Pompeun.

Pisha Flamur
Pisha Flamur gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik.


© 2023 Parku Kombetar Llogara

Te Drejtat Te Rezervuara