Një kapitull i ri për Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës
Për Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës nis një kapitull i ri me fillimin e procesit për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit me pjesëmarrje . Takimi i parë konsultues mblodhi përfaqësuestë autoriteteve vendore, administratës së zonave të mbrojtura, komuniteteve lokale, përdorues tëburimeve natyrore, ekspertë dhe palë të tjera të interesuara. Ky takim shënoi fillimin e njëprocesi bashkëpunimi që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të menaxhimit të një prej zonavetë mbrojtura më përfaqësuese të Shqipërisë.
Shpallur Park Kombëtar, më 21 nëntor 1966, Lura është ndër zonat e mbrojtura më të hershme tëvendit dhe njihet për liqenet e saj akullnajore, pyjet e vjetra dhe biodiversitetin e jashtëzakonshëm. Megjithatë, pavarësisht historikut të gjatë të mbrojtjes, parku nuk ka pasur njëplan gjithëpërfshirës menaxhimi që të përcaktojë një vizion të përbashkët, objektiva ruajtjeje, përparësi menaxhimi dhe masa konkrete për mbrojtjen e vlerave të tij natyrore. Për rrjedhojë, menaxhimi është mbështetur kryesisht në reagimin ndaj problemeve të shfaqura, duke kufizuarefektivitetin e përpjekjeve për ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen e koordinuar të aktorëvevendorë.
Gjatë dekadave të fundit, parku ka pësuar dëmtime mjedisore ndër më të rëndat e evidentuara nërrjetin e zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Pas tranzicionit politik dhe ekonomik të vendit, prerjet e paligjshme në shkallë të gjerë, shfrytëzimi i pakontrolluar i lëndës drusore dhe zjarret e përsëritura shkaktuan shkatërrimin e sipërfaqeve të mëdha të pyjeve të vjetra. Rreth 7 000 hektarë, që përfaqësojnë afërsisht 40 për qind të sipërfaqes së parkut, u prekën nga shpyllëzimi ipakontrolluar, duke lënë pas sipërfaqe pyjore të fragmentuara, ekosisteme të degraduara dheerozion të shtuar të tokës. Edhe pse sot vërehen shenja inkurajuese të rigjenerimit natyror, rikthimi i integritetit ekologjik të parkut mbetet një nga sfidat kryesore të ruajtjes së natyrës përvitet në vijim.
Plani i Integruar i Menaxhimit synon t’u përgjigjet këtyre sfidave duke ofruar një kuadërstrategjik afatgjatë për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar. I hartuar nëpërputhje me legjislacionin shqiptar për zonat e mbrojtura, udhëzimet e Bashkimit Ndërkombëtarpër Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe qasjen Natura 2000, plani do të përcaktojë një vizion tëpërbashkët menaxhimi dhe objektiva ruajtjeje specifike për zonën, si dhe do të përmirësojëzonimin dhe masat e menaxhimit. Ai do të identifikojë gjithashtu veprime konkrete përrestaurimin e ekosistemeve, ruajtjen e biodiversitetit, turizmin e qëndrueshëm, menaxhimin e vizitorëve dhe pjesëmarrjen e komuniteteve lokale.
Një element thelbësor i procesit të planifikimit është qasja me pjesëmarrje. Gjatë vitit në vijim, komunitetet lokale, bashkitë, stafi i administratave të zonave të mbrojtura, përdoruesit e burimeve natyrore, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët teknikë do të kontribuojnëaktivisht me njohuritë dhe pikëpamjet e tyre përmes konsultimeve, vlerësimeve në terren dhediskutimeve tematike. Përfshirja e tyre do të ndihmojë që plani t’u përgjigjet si nevojaveekologjike të parkut, ashtu edhe aspiratave të njerëzve që jetojnë dhe punojnë brenda dhe përrethtij, duke mbështetur ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm vendor.
Përtej hartimit të një dokumenti planifikimi, ky proces synon të përcaktojë një drejtim tëpërbashkët për të ardhmen e Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës. Përmes objektivave të qarta tëmenaxhimit, masave të ruajtjes me rezultate të matshme dhe një kuadri zbatimi, Plani i Integruari Menaxhimit do të krijojë bazën për qeverisje më efektive, përmirësimin e ruajtjes sëbiodiversitetit dhe forcimin e aftësisë së parkut për të përballuar e rimarrë veten nga presionetdhe ndryshimet në afat të gjatë.
Ekipi EU4Nature