Rreth Parkut

Parku Kombetar Divjake-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare te Shqipërisë.Ky park shtrihet midis dy lumenjve,në Veri kufiozon me Lumin Shkumbin dhe në Jug me Lumin Seman ndërsa në Lindje kufizon nga maja e kodrave të Gjenerukës dhe deri në Detin Adriatik në Perëndim dhe përbëhet prej ekosistemeve komplekse të tilla si laguna,pylli,toka bujqësore,etj,shumë e pasur në biodiversitet dhe habitate natyrore.Për herë të parë u shpall park në vitin 1966 dhe quhej Parku Kombëtar Pisha e Divjakës.Në vitin 1994 zona është shpallur zonë Ramsar.Në vitin 2007 është shpallur Park Kombëtar me sipërfaqe të zgjeruar 22.230 ha dhe mori emërtimin Parku Kombëtar Divjake-Karavasta.


© 2023 Parku Kombetar Divjake-Karavasta

Te Drejtat Te Rezervuara