Rreth Parkut

Parku Kombetar Butrint

Sipërfaqja: 9424.40 ha
Lartësia mbi nivelin e detit: 0 – 790 m
Shpallja: 10.11.2005
Butrinti është vendi turistik më i njohur në Shqipëri, falë rëndësisë së madhe që ka edhe pjesa arkeologjike e tij, e cila daton që në shekullin e IV p.k, e shpallur edhe si Zonë e Trashëgimisë UNESCO në vitin 1992. Megjithatë, bashkë me pjesën arkeologjike, është edhe një rrjet i pasur hidrografik dhe një lagunë shumë e rëndësishme, të cilat plotësojnë peizazhin e larmishëm të këtij parku, me një diversitet të lartë habitatesh dhe llojesh të rëndësishëm. Këtu përfshihet 50% të florës së Shqipërisë dhe 32 lloje me rëndësi botërore siç është ilqja (Quercus ilex). Zona ligatinore është shpallur si zonë RAMSAR në vitin 2003, për shkak të rëndësisë së madhe që ka për shpendët migratorë. Liqeni i Butrintit është i njohur gjithashtu si bazë e zhvillimit të akuakulturës së midhjeve. Rreth 20 km larg Sarandës, plazhet e mrekullueshëm dhe ujërat e Mesdheut, në ndërthurje me bukuritë natyrore dhe traditat shekullore, e bëjnë Butrintin destinacionin e duhur turistik në çdo stinë të vitit.


© 2023 Parku Kombetar Butrint

Te Drejtat Te Rezervuara