METT (Management Effectiveness Tracking Tool) është një instrument ndërkombëtar i zhvilluar nga WWF dhe Banka Botërore në vitin 2002 për të vlerësuar në mënyrë të strukturuar efektivitetin e menaxhimit të zonave të mbrojtura. I harmonizuar me Kornizën e IUCN për Vlerësimin e Efektivitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura (PAME), METT është aplikuar në më shumë se 120 vende si standard global për monitorimin e performancës.
UNDP e ka adaptuar këtë mjet që prej vitit 2004 në kuadër të projekteve për ruajtjen e natyrës. Aktualisht, projekti EU4Nature, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Sida, po e përdor versionin METT-4 për të vlerësuar menaxhimin në 10 zona pilot të projektit në Shqipëri, ndërkohë që po mbështet ngritjen e kapaciteteve teknike të AKZM dhe administratave rajonale për ta përdorur në mënyrë të gjerë dhe të unifikuar në të gjithë sistemin e zonave të mbrojtura.
METT-4, i përditësuar në vitin 2020, ofron një qasje më të avancuar dhe standarde të përmirësuara për analizë dhe krahasim. Struktura e tij përbëhet nga:
Fletët e të dhënave, që mbledhin informacion themelor mbi zonën, objektivat, kërcënimet dhe përgjegjësit e vlerësimit;
Formulari i vlerësimit, me 38 tregues që mbulojnë aspekte kyçe të menaxhimit si planifikimi, monitorimi, burimet njerëzore dhe përfshirja e komunitetit. Çdo tregues vlerësohet me një shkallë nga 0 në 3, i shoqëruar me komente dhe hapa të rekomanduar për përmirësim.
Për më shumë informacion Kliko Këtu

© 2023 Parqet Kombëtare. Zonat e Mbrojtura. All rights reserved.