Park Natyror “Bredhi i Sotirës” VKM Nr. 60, datë 26.01.2022 Sipërfaqja: 4,927.67 ha

Parku Natyror “Bredhi i Sotirës” ndodhet në territorin e Bashkisë Dropull, qarku Gjirokastër dhe përfshin një mozaik të larmishëm mbulesash tokësore, duke përfshirë: pyje (30.95%), shkurre dhe bimësi barishtore (50.32%), sipërfaqe bujqësore dhe heterogjene (8.96%), si dhe zona urbane (2.13%). Para shpalljes park Natyror parku gëzonte statusin e Monumentit të Natyrës.

Parku ndahet në dy nënzona menaxhimi:

  • Nënzona Qendrore (56.89% e sipërfaqes), ku zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes për të ruajtur integritetin ekologjik dhe biodiversitetin e zonës. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor dhe aktivitetet e kufizuara ekoturistike.
  • Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (43.11%), ku lejohen veprimtari tradicionale të qëndrueshme si shëndetësimi i pyjeve, kultivimi i bimëve mjekësore dhe kullotja, duke respektuar kufizimet për të ruajtur gjendjen natyrore të ekosistemit dhe vlerat e peizazhit.

Parku përfaqëson një zonë të rëndësishme për qëllime edukative, shkencore dhe rekreative, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë natyrore të rajonit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale. Administrimi i parkut kryhet nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Qarku Gjirokastër.

Parku Natyror "Bredhi i Sotires"

Rezultatet per vitet 2024 - 2025

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi Rezultati Juaj Rezultati Maksimal Rezultati Juaj ne % Max ne % Viti
1 admin 28/01/2026 12:42 admin 28/01/2026 13:45 Planifikimi 9 21 42.86 100.00% 2025
2 admin 28/01/2026 12:42 admin 06/02/2026 12:12 Inputet 4 18 22.22 100.00% 2025
3 admin 28/01/2026 12:43 admin 28/01/2026 13:46 Procesi 18 54 33.33 100.00% 2025
4 admin 28/01/2026 12:44 admin 28/01/2026 13:47 Rezultatet 3 15 20.00 100.00% 2025
5 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 13:47 Arritjet 4 12 33.33 100.00% 2025
6 admin 28/01/2026 12:45 admin 04/02/2026 16:50 Totali 38 120 31.67 100.00% 2025
7 admin 04/02/2026 16:49 admin 04/02/2026 16:49 Planifikimi 9 21 42.85 100.00% 2024
8 admin 04/02/2026 16:50 admin 04/02/2026 16:50 Inputet 3 18 16.66 100.00% 2024
9 admin 04/02/2026 16:51 admin 04/02/2026 16:51 Procesi 13 57 22.80 100.00% 2024
10 admin 04/02/2026 16:52 admin 04/02/2026 16:52 Rezultatet 3 15 20.00 100.00% 2024

Parku Natyror "Bredhi i Sotires" ne vite

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi 2025 2024
1 admin 04/02/2026 17:04 admin 04/02/2026 17:04 Planifikimi 42.86 42.85
2 admin 04/02/2026 17:05 admin 04/02/2026 17:05 Inputet 22.22 16.66
3 admin 04/02/2026 17:05 admin 04/02/2026 17:05 Procesi 33.33 22.80
4 admin 04/02/2026 17:06 admin 04/02/2026 17:06 Rezultatet 20.00 20.00
5 admin 04/02/2026 17:06 admin 04/02/2026 17:06 Arritjet 33.33 66.67
6 admin 04/02/2026 17:07 admin 04/02/2026 17:07 Totali 31.67 29.27