Parku Kombëtar Bredhi Hotovë - Dangëlli

Park Kombëtar “ Bredhi i Hotovës – Dangëlli”
VKM Nr.1631,datë 17.12.2008, e ndryshuar
Sipërfaqja: 36,003.76 ha

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” është një nga masivet pyjore më të mëdha në Shqipëri, i njohur për biodiversitetin e pasur dhe peizazhin e larmishëm natyror. Zona përfshin një mozaik të ekosistemeve me dominim të pyjeve (54.6%), shkurreve (23.9%), kullotave, tokave bujqësore dhe sipërfaqeve ujore, duke përfaqësuar një ndër zonat me rëndësi të veçantë ekologjike në jug të vendit.

Parku është i ndarë në tre nënzona menaxhimi:

  • Nënzona Qendrore (12.65%) mbulon habitatet pyjore më përfaqësuese dhe gëzon mbrojtjen më të lartë ligjore për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit. Lejohen vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtari ekoturistike të kontrolluara.
  • Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (87.2%) përfshin pyje, toka bujqësore dhe kullota ku zhvillohen veprimtari tradicionale si bujqësia, kullotja, shëndetësimi i pyjeve dhe mbledhja e bimëve mjekësore e aromatike, në përputhje me integritetin ekologjik të parkut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Nënzona e Rekreacionit (0.15%) është e destinuar për turizëm natyror me imapkt të ulët në mjedis dhe shërbime mbështetëse që respektojnë vlerat mjedisore dhe kulturore të parkut.

Parku administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura e Qarkut Gjirokastër dhe përfaqëson një aset të çmuar për ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri.

Parku Kombetar "Bredhi Hotove - Dangelli"

Rezultatet per vitin 2024 - 2025

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi Rezultati Juaj Rezultati Maksimal Rezultati Juaj ne % Max ne % Viti
1 admin 28/01/2026 12:42 admin 28/01/2026 13:57 Planifikimi 11 21 52.38 100.00% 2025
2 admin 28/01/2026 12:42 admin 05/02/2026 07:44 Inputet 6 18 33.33 100.00% 2025
3 admin 28/01/2026 12:43 admin 28/01/2026 13:59 Procesi 19 57 33.33 100.00% 2025
4 admin 28/01/2026 12:44 admin 28/01/2026 14:00 Rezultatet 6 15 40.00 100.00% 2025
5 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 14:00 Arritjet 7 9 77.78 100.00% 2025
6 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 14:01 Totali 49 120 40.83 100.00% 2025
7 admin 05/02/2026 07:43 admin 05/02/2026 07:43 Planifikimi 11 21 52.38 100.00% 2024
8 admin 05/02/2026 07:44 admin 05/02/2026 07:44 Inputet 6 18 33.33 100.00% 2024
9 admin 05/02/2026 07:44 admin 05/02/2026 07:44 Procesi 16 57 28.07 100.00% 2024
10 admin 05/02/2026 07:45 admin 05/02/2026 07:45 Rezultatet 4 15 26.67 100.00% 2024

Parku Kombetar "Bredhi Hotove - Dangelli" ne vite

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi 2025 2024
1 admin 05/02/2026 08:01 admin 05/02/2026 08:01 Planifikimi 52.38 52.38
2 admin 05/02/2026 08:01 admin 05/02/2026 08:01 Inputet 33.33 33.33
3 admin 05/02/2026 08:02 admin 05/02/2026 08:02 Procesi 33.33 28.07
4 admin 05/02/2026 08:02 admin 05/02/2026 08:02 Rezultatet 40.00 26.67
5 admin 05/02/2026 08:03 admin 05/02/2026 08:03 Arritjet 77.78 88.89
6 admin 05/02/2026 08:04 admin 05/02/2026 08:04 Totali 40.83 37.50