Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”
VKM Nr. 155, datë 13.03.2023
Sipërfaqja 12,727 ha
Parku Kombëtar i Lumit Vjosa përfshin një mozaik unik ekosistemesh natyrore, përfshirë: sipërfaqe ujore (47.3%), fusha të përmbytjeve aktive dhe habitate bregore (36.1%), breza lumorë dhe shpate kanionesh (9.5%), si dhe zona të prirura për gërryerje (7.1%). Zona shtrihet në territorin e 3 qarqeve Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe 13 bashkive Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Ballsh, Vlorë, Këlcyrë, Memaliaj, Selenicë, Fier, Mallakastër, Himarë, Dropull, Libohovë.
Parku ndahet në dy nënzona:
• Nënzona Qendrore (92.9% e sipërfaqes), ku zbatohet mbrojtje strikte për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme ekologjike dhe gjeomorfologjike; lejohen vetëm kërkimi shkencor dhe ekoturizëm i kontrolluar.
• Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (7.1%), ku lejohet aktiviteti tradicional bujqësor dhe kullotja në përputhje me parimet e ruajtjes së ekosistemit.
Vjosa është një lumë me një rrjedhje të pandërprerë brenda territorit shqiptar dhe një sistem të pasur natyror që mbështet mbi 1,100 lloje të florës dhe faunës, kidis të cilave gjenden specie të rrezikuara globalisht dhe specie endemike.Peizazhi dinamik, delta e natyrshme dhe mozaiku i habitateve e bëjnë këtë park një zonë me rëndësi të veçantë për biodiversitetin dhe ekosistemet e ujërave të ëmbla në Ballkan.
© 2023 Parqet Kombëtare. Zonat e Mbrojtura. All rights reserved.