Parku Kombëtar Lurë - Mali i Dejës

Park Kombëtar
Lurë – Mali i Dejës
VKM nr. 96, datë 21.11.1966, e ndryshuar
Sipërfaqja: 19,288.88 ha

 

Parku Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” përfshin një peizazh të pasur malor e pyjor në verilindje të Shqipërisë, me ekosisteme natyrore që përfshijnë pyje (36%), bimësi barishtore dhe shkurre (56%), si dhe zona të hapura me vegjetacion të pakët. I njohur për liqenet akullnajorë dhe vlerat e larta peizazhore, parku përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë për ruajtjen e biodiversitetit dhe habitateve alpine e subalpine. Parku është një nga zonat e mbrojtura më të ndikuara nga aktivitetet njerëzore gjatë periudhës së tranzicionit, duke e bërë menaxhimin e qëndrueshëm të tij një prioritet ekologjik dhe institucional.

Parku shtrihet në territorin e qarkut Dibër dhe ndahet në tre nënzona:

  • Nënzona Qendrore (15.1% e sipërfaqes) përfshin 2,919.86 ha dhe siguron mbrojtje të lartë për habitatet natyrore me vlera të rralla. Lejohen vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtari ekoturistike të kontrolluara.
  • Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (83.1%) me një sipërfaqe prej 16,034.29 ha, lejon zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve tradicionale si bujqësia, kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore dhe silvikultura, pa cënuar integritetin e ekosistemit.
  • Nënzona e Rekreacionit (1.7%) përfshin 334.73 ha dhe synon të ofrojë mundësi për rekreacion të qëndrueshëm në natyrë, shërbime turistike dhe edukim mjedisor, në përputhje me studimet urbanistike të miratuara.

 

Parku administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Qarku Dibër.

Parku Kombetar "Lure - Mali i Dejes"

Rezultatet per vitet 2024 - 2025

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi Rezultati Juaj Rezultati Maksimal Rezultati Juaj ne % Max ne % Viti
1 admin 28/01/2026 12:42 admin 07/04/2026 14:33 Planifikimi 7 18 38.89 100.00% 2025
2 admin 28/01/2026 12:42 admin 06/02/2026 12:13 Inputet 6 18 33.33 100.00% 2025
3 admin 28/01/2026 12:43 admin 28/01/2026 13:16 Procesi 19 57 33.33 100.00% 2025
4 admin 28/01/2026 12:44 admin 28/01/2026 13:16 Rezultatet 5 15 33.33 100.00% 2025
5 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 13:16 Arritjet 4 12 33.33 100.00% 2025
6 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 13:17 Totali 41 120 34.17 100.00% 2025
7 admin 05/02/2026 20:55 admin 07/04/2026 14:37 Planifikimi 9 21 42.86 100.00% 2024
8 admin 05/02/2026 20:58 admin 07/04/2026 14:37 Inputet 6 18 33.33 100.00% 2024
9 admin 05/02/2026 20:59 admin 07/04/2026 14:38 Procesi 15 57 26.32 100.00% 2024
10 admin 05/02/2026 20:59 admin 07/04/2026 14:39 Rezultatet 3 15 20.00 100.00% 2024

Parku Kombetar "Lure - Mali i Dejes" ne vite

2024 - 2025

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi 2025 2024
1 admin 05/02/2026 21:06 admin 07/04/2026 14:30 Planifikimi 38.89 42.86
2 admin 05/02/2026 21:07 admin 07/04/2026 14:30 Inputet 33.33 33.33
3 admin 05/02/2026 21:07 admin 07/04/2026 14:30 Procesi 33.33 26.32
4 admin 05/02/2026 21:08 admin 07/04/2026 14:31 Rezultatet 33.33 20.00
5 admin 05/02/2026 21:10 admin 07/04/2026 14:31 Arritjet 33.33 41.67
6 admin 05/02/2026 21:11 admin 07/04/2026 14:32 Totali 34.17 30.89