Park Kombëtar Shebenik

VKM Nr. 640, datë 21.05.2008, e ndryshuar
Sipërfaqja: 34,507.9 ha

Parku Kombëtar “Shebenik” përfshin një mozaik të larmishwm habitatesh natyrore me vlera të larta ekologjike. Parku karakterizohet kryesisht nga ekosisteme pyjore (47.4%) dhe zona me shkurre dhe bimësi barishtore (40.9%), ndërsa pjesa tjetër përfshin sipërfaqe heterogjene bujqësore, kullota, toka me vegjetacion të pakët dhe zona urbane.

Menaxhimi i parkut është i strukturuar në katër nënzona, të përcaktuara sipas objektivave të ruajtjes dhe shkallës së ndërhyrjes së lejuar:

  • Nënzona Qendrore A (6.17%) përfshin habitatet kryesore pyjore dhe të shkurreve dhe administrohet me shkallën më të lartë të mbrojtjes. Kjo zonë synon ruajtjen e integritetit ekologjik dhe të trashëgimisë natyrore, ku lejohen vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtari ekoturistike të kontrolluara. Janë të ndaluara prerja e drurëve, përdorimi i kimikateve, kullotja, ndezja e zjarreve, ndërtimet dhe nxjerrja e mineraleve.
  • Nënzona Qendrore B (42.2%) ruan një shkallë të lartë natyrshmërie dhe përjashton aktivitete që shkaktojnë ndërhyrje intensive, si: përdorimi i teknologjive të dëmshme për biodiversitetin, shpërndarja e specieve aloktone, ndërtimet infrastrukturore me ndikim të lartë (rrugë, HEC, linja energjetike), si dhe neutralizimi i mbetjeve të jashtme. Menaxhimi synon ruajtjen afatgjatë të funksioneve ekologjike dhe biodiversitetit.
  • Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (51.2%) administrohet me qëllim mbështetjen e veprimtarive tradicionale si bujqësia, kullotja dhe grumbullimi i bimëve mjekësore, në mënyrë të balancuar me ruajtjen e funksioneve ekologjike dhe pa cenuar strukturën apo funksionin e ekosistemit.
  • Nënzona e Rekreacionit (0.41%) menaxhohet për përdorim turistik dhe rekreativ me ndikim të ulët. Lejohen veprimtari natyrore edukative dhe argëtuese që respektojnë funksionet ekologjike dhe karakteristikat natyrore e peizazhore të parkut.

Menaxhimi i integruar i këtyre nënzonave mbështet qëndrueshmërinë ekologjike të territorit, rrit kapacitetin e parkut për të ruajtur speciet dhe habitatet e ndjeshme, dhe forcon lidhjet ekologjike me zona të tjera të Mbrojtura.

 

Parku menaxhohet nga Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura të qarqeve Elbasan dhe Dibër.

 

Parku Kombetar Shebenik

Rezultatet per vitin 2024 - 2025

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi Rezultati Juaj Rezultati Maksimal Rezultati Juaj ne % Max ne % Viti
1 admin 28/01/2026 12:42 admin 28/01/2026 12:55 Planifikimi 18 21 85.71 100.00% 2025
2 admin 28/01/2026 12:42 admin 06/02/2026 12:17 Inputet 11 18 61.11 100.00% 2025
3 admin 28/01/2026 12:43 admin 28/01/2026 12:56 Procesi 30 57 52.63 100.00% 2025
4 admin 28/01/2026 12:44 admin 28/01/2026 12:57 Rezultatet 8 15 53.33 100.00% 2025
5 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 12:49 Arritjet 8 12 66.67 100.00% 2025
6 admin 28/01/2026 12:45 admin 28/01/2026 12:58 Totali 75 123 60.98 100.00% 2025
7 admin 05/02/2026 09:16 admin 05/02/2026 09:16 Planifikimi 18 21 85.71 100.00% 2024
9 admin 05/02/2026 15:54 admin 05/02/2026 15:54 Inputet 11 18 61.11 100.00% 2024
10 admin 05/02/2026 15:55 admin 07/04/2026 14:56 Procesi 29 57 50.87 100.00% 2024
11 admin 05/02/2026 15:56 admin 07/04/2026 14:57 Rezultatet 7 15 46.66 100.00% 2024

Parku Kombetar "Shebenik" ne vite

wdt_ID wdt_created_by wdt_created_at wdt_last_edited_by wdt_last_edited_at Elementi 2025 2024
1 admin 05/02/2026 16:03 admin 05/02/2026 16:03 Planifikimi 85.71 85.71
2 admin 05/02/2026 16:03 admin 05/02/2026 16:03 Inputet 61.11 61.11
3 admin 05/02/2026 16:04 admin 07/04/2026 14:54 Procesi 52.63 50.87
4 admin 05/02/2026 16:05 admin 07/04/2026 14:54 Rezultatet 53.33 46.66
5 admin 05/02/2026 16:06 admin 05/02/2026 16:06 Arritjet 66.67 50.00
6 admin 05/02/2026 16:07 admin 07/04/2026 14:54 Totali 60.98 57.73